Në datën 19.5.2023 nxënësit e shkollës Dr.Ibrahim Temo marrin pjesë në paradën e maturantëve e cila organizohet në të gjithë shtetet e Europës Jug-Lindore. Në ora 10 fillon marshimi nga shkolla deri te komuna e Strugës ku do të realizohet vallëzimi. Jeni të mirëpritur ta shikoni këtë manifestim.
Më 21. 12. 2022, në kuadër të aktiviteteve jashtëshkollore nga lënda e Fizikës, realizuam një vizitë studimore në institutin Nefrologjik në qytetin e Strugës.
Pastaj vizituam repartin e Fizioterapisë ku në mënyrë praktike, nga ana e specialistëve të rehabilitimit Z. Berat Sela dhe Z. Blini Domazeti, u demonstuan disa lloje të terapive fizikale, përmes elektrodave të ndryshme, fushave magnetike dhe përmes kineziterapisë.
Së fundmi vizituam edhe repartin e dijalizë ku nxënësit patën mundësinë që të shohin në praktikë dhe të përcjellin skjarimet e mjekut Drilon Lloga për procesin e pastrimit të gjakut përmes hemodializatorit.
Takimi i parë transnacional ne kuadër te projektit FOSTEM u mbajt në Universitetin Linnaeus (LNU) në Suedi. Në këtë takim morën pjese përfaqësuesit nga UEJL, Universiteti i Galatasarajit, shkolla e mesme Kiril Pejcinovic nga Tetova dhe shkolla e mesme "Dr. Ibrahim Temo" nga Struga.
Shkolla e mesme komunale, Gjimnazi "Dr. Ibrahim Temo" Struge po pergatitet per nje fillim te ri duke bere realitet dhe planet e vendosura si objektiv per tu realizuar.
Oborri i shkolles, gjelberimi dhe mbjellja e pemeve. Krijimi i kushteve sa me te mira per nxenesit duke ju pershtatur standarteve por edhe kerkesave te domosdoshme te nxenesve
Gjithe periudha e veres ka qene nje kohe pune me mbjelljen dhe krijimin e sistemit te vaditjes por edhe te mirmbajtjes se oborrit.
Urojme dhe shpresojme per nje fillim te ri te 2020 - 2021 me nxenesit ne shkolle dhe me gumezhimen e tyre neper klasa dhe korridore.
Urojme qe zilja te degjohet serish ne shkollat qe jane shume te heshtura
.
Shkolla e Mesme Komunale, Gjimnazi "Dr Ibrahim Temo" Strugë 2 Maj 2020. është gati të presë nxënësit në këtë vit shkollor. Drejtoresha e Shkollës së mesme komunale " Dr. Ibrahim Temo" Znj. Besime Jonuzi tregon që në këtë shkollë çdo ditë ka vazhduar pastrimi dhe dezinfektimi i ambienteve të shkollës për të ofruar një ambient të pastër dhe të sigurte edhe pse vetëm disa nga administrata bashkë me drejtoreshën kanë qenë prezentë në këto ambiente. Presim regjistrimin e nxënësve për vitin 2020 - 2021 pas mbarimit të vitit shkollor 2019- 2020 dhe urojmë që kjo situatë të kalojë sa më shpejt për tju kthyer auditoreve shkollore gjallërinë dhe jetën!
Një falenderim në fund të 2019-tës
Kolektivi i Shkollës së mesme komunale “Dr. Ibrahim Temo” Strugë bashkë me stafin teknik që merret me mirëmbajtjen e ambjenteve të shkollës këtë vit të vjetër e përcolli me një darkë sa solemne aq edhe miqësore. Solemne e bëri fakti që stafi drejtues I shkollës nën drejtimin e Drejtoreshes së shkollës Znj. Besime Jonuzi vlerësuan dhe përshendeten punën e kolegëve të shkollës dhe në veçanti të atyre kolegëve që kishin vitin jubilar të punës në këtë shkollë për të nxitur vlerësimin. Kjo ishte një ide për ta bërë si traditë edhe për vitet e adhshme ku të vlerësohet kontributi në arsim I heronjve të heshtur. Në atmosferën e festës u shpërndanë mirënjohje për profesorët në vitin e tyre jubile duke ju uruar atyre dhe të gjithë stafit të shkollës shendet, fat dhe suksese të mëtejshme në punën e tyre fisnike.
Në 17.11.2019 në Shkollën tonë të Mesme Gjimnazin “Dr. Ibrahim Temo” Strugë pritëm Shkollën nga Izmiri Republika e Turqisë "Yıldız Tınas” Izmir Turqi me të cilën bëmë një binjakëzim Majin e kaluar.
Ne organizuam një program më 18.11.2019 në Shtëpinë e Kulturës në Strugë. Me rastin e vizitave në Shkollën e Mesme dhe sipas programit për miqtë nga Izmiri, programi ishte në tre gjuhë dhe me pjesmarrjen edhe të shkollës së Izmirit. Ne dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë për të gjithë mësuesit dhe studentët tanë, të cilët mbështetën shkollën tonë për t'u bërë një mikpritje sa më të mirë mysafirëve tanë. Një falenderim i veçantë edhe për familjet që pritën nxënësit e shkollës sonë motra nga Izmiri "Yıldız Tınas” gjithashtu falenderim të veçantë edhe për Kryetarin e Komunës së Strugës, Z.Ramiz Merko që na dha mbështetjen më të madhe.
Mirënjohje pafund për pishtarët e dijes!
Mësimdhënia është ai profesion që krijon të gjitha profesionet, ndaj sot në Gjimnazin "Dr Ibrahim Temo" Strugë, profesorëve të cilët kaluan në pension duke kryer misionin e tyre fisnik: iu ndan mirënjohje nga Drejtoresha e shkollës Znj. Besime Jonuzi për veprimtarinë shumëvjeçare në fushën e arsimit bashkë me një dhuratë simbolike. Profesorit të lëndës së Historisë Z. Medi Bekteshi, Profesorit të Gjuhës Frënge Z. Nijaz Lumani dhe Profesorit të Fizikës Ymyt Zendeli bashkë me Profesoreshën e Edukimit fizik (Sport dhe aktivitetit sportiv) Znj. Jugosllava Velianoska nga kolektivi ju uruam jetë të gjatë dhe pensionim të mbarë.
Gjimnazi "Dr Ibrahim Temo" mirëpret nxënësit për vitin e ri shkollor me një pamje të re dhe kushte të shkëlqyera për procesin mësimor.
Nxënësit e shkollës së mesme "Dr Ibrahim Temo" - Strugë, në këmbimin ndërkulturor në Zvicër Fshati i fëmijëve Pestalozzi në Trogen është një vend ku takohen kultura të ndryshme. Qëllimi kryesor është bashkëjetesa paqësore midis të gjithë njerëzve në Fshatin e Fëmijëve.
Sot më 27.05.2019 Gjimnazi "Dr Ibrahim Temo" – Strugë përfaqësuar nga Drejtoresha e shkollës Znj. Besime Jonuzi bashkë me stafin e saj udhëheqës të shkollës pritën Delegacionin e Bashkimit Evropian, të udhëhequr nga vetë Ambasadori Zotëria e tij Samuel Žbogar. NJë takim në kuadër të fushatës mbi muajin e Europës meqë 9 Maji është Dita e Europës.
Page 1 of 2