Select your language

IMG bfb09a082b1e9996994c521d2ad7c158 V

 

 Në periudhën 29.04-02.05.2019 nxënës dhe arsimtar nga shkolla jonë së bashku me drejtoreshën Besime Jonuzi ishin për vizitë edukative-rekreative në Izmir, Republika e Turqisë. Vizita kishte për qëllim njohjen reciproke të trashëgimisë kulturore mes dy shteteve, bashkëpunimin dhe shkëmbimin e përvojave mes arsimtarëve në aspektin edukativo-arsimor si dhe bashkëpunimin mes nxënësve gjatë vizitave në orët e mësimit dhe shoqërim të përbashkët.

 IMG 20190511 220800

Gjatë vizitës u realizuan takime me Drejtorin për arsim, Prefektin, Kryetarin e Komunës  ÇİĞLİ dhe konzullin e nderit të Bosnjës dhe Hercegovinës në Izmir. Njëkohësisht u vizituan edhe disa vende të njohura kulturore-historike si dhe vende turistike si: Alsancak, Konak- Kemeraltı çarşısı, Karşıyaka, Bostanlı, shtëpija muze e Zonjës Latife (bashkëshortes të Mustafa Kemal Ataturk), Parku i habitateve natyrore, vende turistike si Foça e vjetër,  Ayvalık dhe Çanakkale si dhe qyteti antik Troja.
Nxënësit tonë u prezantuan me program të pasur multikulturor me ç’rast promovuan shkollën tonë, komunën dhe shtetin. 
Me një ceremoni të përshtatshme nga ana e drejtorëve u nënshkrua memorandum për binjakëzimin si dhe bashkëpunimin mes dy shkollave.