Select your language

57852589 2450779034973990 9171807406823309312 n

Nxënësit e shkollës së mesme "Dr Ibrahim Temo" - Strugë, në këmbimin ndërkulturor në Zvicër Fshati i fëmijëve Pestalozzi në Trogen është një vend ku takohen kultura të ndryshme. Qëllimi kryesor është bashkëjetesa paqësore midis të gjithë njerëzve në Fshatin e Fëmijëve.

Këmbimi ndërkulturor u zhvillua midis 24 prillit dhe 8 majit 2019. Qëllimi i këtij këmbimi ndërkulturor është që pjesëmarrësit të fitojnë njohuri dhe shkathtësi që lidhen me të drejtat e fëmijëve, me parimet e dialogut dhe komunikimit ndërkulturor, antidiskriminimit, mirëkuptimi i ndërsjellë, respektimi dhe toleranca e vlerave mes kulturave të ndryshme. Në këmbimin ndërkulturor morën pjesë 8 nxënes : ALEKSANDAR ZATUROSKI, DORANT TATESHI, IVANA KITANOSKA, MEVLANA HANI, NIKOLA PRENTOSKI, RENIS ZIBA, TAMARA VELJANOSKA dhe ZANA REÇI nga Shkolla e Mesme "Dr Ibrahim Temo" - Strugë udhëhequr nga Profesor Aferdita Saraçi. Fshati i Fëmijëve është një hapësirë "neutrale" që ofron një platformë ideale për takim, këmbim të përvojave dhe reflektimeve. . Këto aktivitete marrin parasysh dhe analizojnë si dhe bëjnë hapat e parë drejt përshtatjes së qëndrimeve dhe sjelljeve në mes tyre me të tjerët. Projektet e këmbimit ndërkulturor në Fshatin e Fëmijëve në Trogen kanë të bëjnë me grupe prej 40 nxënësish. Ata jetojnë së bashku në një shtëpi, ndjekin kurse për edukimin ndërkulturor dhe të drejtat e fëmijëve dhe këmbehen me një grup tjetër studentësh nga një vend tjetër . Me këtë skemë, programi mbulon katër shtyllat e arsimit gjithëpërfshirës sipas përkufizimit të UNESCO-s dhe lidhet me trichotominë unë , ju, ne. Gjatë qëndrimit prej orës 9.00 deri në orën 12.00 dhe orën 14.00 deri në orën 17.00, nxënësit ndiqnin punëtoritë ku mirnjin pjesë në mënyrë active sëbashku me nxënës nga Polonia dhe Ukraina dhe morën njohuri për temat: KOMUNIKIMI INTERKULTUROR TË DREJTAT E FËMIJËVE ANTIDISKRIMINIM ME QËLLIM: Të mësojmë të mësojmë, të mësojmë të jemi, të mësojmë të bëjmë, të mësojmë të jetojmë së bashku Nxënësit mund të përmbushinin kohën e lirë në klubin e të rinjve dhe në sallën sportive. Ata u vendosën në shtëpi së bashku me nxënës të shkollave të tjera nga Maqedonia nën mbikëqyrjen e mbikëqyrësve të emëruar nga shkollat. Nxënësit ishin përgjegjës për punët e shtëpisë siç ishte dërgimi dhe vendosja e ushqimit në shtëpi, mbajtja e higjienës shtëpiake dhe kujdesi për mjedisin. Gjatë fundjavëve, nxënësit së bashku me mbikëqyrësit i vizituan Zürich, St. Gallen, ujëvarat e lumit Rhein, Qendra Zvicerane e Shkencës "Technorama" dhe Constantz (Gjermani). Pas kthimit nga këmbimi ndërkulturor, nxënësit duhet të realizojnë planin e veprimit që ata bënë gjatë këmbimit dhe qëndrimit në Trogen dhe të mbajnë 8 punëtori ku nxënësit e shkollës sonë do të paraqesin njohuritë e tyre. Nxënësit dhe mbikëqyrësit ( supervizorët), të mahnitur dhe të impresionuar nga qëndrimi në këtë fshat, e vlerësuan këtë këmbim ndërkulturor me vlerësime më të larta dhe me shpresë për bashkëpunim të mëtejshëm me Koalicionin SEGA dhe Fshatin e Fëmijëve "Pestalozzi" në Zvicër.