Select your language

Emri i shkollës: SHMK GJIMNAZI  "DR. IBRAHIM TEMO"-STRUGE

 

 

Shkolla jonë,  me shumë krenari mban emrin e Ibrahim Temos, veprimtarit të shquar të lëvizjes kombëtare, I cili edhe pse ishte mjek preokupim bazë të jetës së tij pati çlirimin dhe ruajtjen e tërësisë territorial të atdheut të tij. Ai lindi në Strugë në mars të vitit 1865, ndërsa, Temo, studimet e mesme dhe ato të larta I kreu në Stamboll.

Në të kthyer në vendlindje,  Dr Ibrahim Temo ndalet në Brindizi dhe Napoli të Italisë, ku viziton një lozhë masonësh. Atje njihet me mënyrën se si vepronte organizata e Karbonarëve të Italisë dhe merr si anëtar, numrin sekret 1/1, ndërrkaq, pas kthimit në Stamboll, formon një shoqëri sekrete me 12 konspiratorë, qëllimi i  së cilës ishte të luftojë absolutizmin.

Gjatë vitit shkollor 1892/3, Ibrahim Temo e kreu në Stamboll Fakultetin Ushtarak të Medicinës. Si student, ai shkruan në gjuhën turke veprat: “Mjeku familjar”, “Ushqimi dhe jeta e gjatë” dhe ”Tërbimi”. Temo është një nga themeluesit e organizatës së Turqve të Rinj, ndërsa me  inisiativën e tij,  në maj të vitit 1889, themelohet Shoqëria “Bashkim dhe Përparim, sakaq që të gjithë themeluesit e kësaj organizate, ishin studentë të Fakultetit të Mjeksisë Ushtarake të Gjylhanes.

Pas kryerjes së studimeve, fillon të punojë si oftamolog, në një spital të Stambollit. Atë kohë Stambollin e goditi një tërmet i fuqishëm. Meqë pas punës merrej me propagandë politike, i shkroi disa vargje, gjoja se për tërmetin, por de facto e godiste regjimin. Vargjet e tij u përhapën ndër studentët e Akademisë Ushtarake, gjë për të cilën qe burgosur, por e liruan ngase nuk u dëshmua se ai ishte autori i këtyre vargjeve.

Diku nga mbarimi i shtatorit të vitit 1895, i përkrahur nga disa studentë nga Shqipëria, dy prej të  cilëve i kishte bërë anëtarë të kësaj organizate, arrin të ikë nga Turqia e të vijë në Rumani. Mbërrin në Konstancë me një anije rumune, më 1 tetor (1895). Pas një kohe, nga Konstanca vjen në Bukuresht, ku frekuenton Shkollën Normale të Nikolla Naços, i cili e përkrah moralisht dhe materialisht. Vazhdon pastaj, kurset njëvjeçare të oftamologjisë, duke i mbrojtur provimet dhe duke përfituar diplomën për inkuadrim.

        Në kohën e luftës së parë botërore, dr. Ibrahim Temo e përfaqësoi Shqipërinë në Kryqin e Kuq Ndërkombëtar, në Evropë. Vlen të theksohet me këtë rast, pjesmarrja e tij në Konferencën e Paqes në Paris, më 1919, ku e mbrojti çështjen shqiptare, me vendosmërinë e një atdhetari idealist. Botoi disa libra me karakter politik, ndër të cilat më e njohur është autobiografia e vet , botuar në Mexhidia, në gjuhën turke, më 1935.