Gara
Nxënësit tanë Esma Laçka, Vegim Alimi, Melisa Ameti, Altina Labenişti, Elsa Amzai dhe Kadir Osmanoski treguan sukses të jashtëzakonshëm në Garën Rajonale të Olimpiadës së Ekonomisë, duke arritur një rezultat të rëndësishëm.
Falë përkushtimit, disiplinës dhe aftësive të tyre akademike, nxënësit tanë kualifikuan për të marrë pjesë në Garën Shtetërore (nacionale).
Gjithashtu, nxënësja jonë Esma Laçka fitoi vendin e dytë në garë dhe u shpërblye me një tablet.
Ne i përgëzojmë sinqerisht mësuesen dhe koordinatoren e garës Alije Rifat-Hajdar dhe të gjithë nxënësit, dhe u urojmë shumë sukses në Garën Shtetërore.
Jemi krenarë për arritjet tuaja!

Nxënësit e Gjimnazit “Dr. Ibrahim Temo” Strugë fituan vendin e parë në garën komunale në basketboll – në kategorinë meshkuj dhe femra.
Urime !



Në datën 02.02.2020 nxënësit e shkollës sonë SHMK gjimnazi "Dr.Ibrahim Temo" : Xhevit Tairi (viti i III), Dorant Tateshi (viti i III), Seat Murtish (viti i II), Dea Dauti (viti i III) dhe Fiona Jusufi (viti i III), arritën të marrin vendin e dytë në garat Global Game Jam Ohrid 2020.
Në kuadër të garave ROBOMAK Junior 2019 pjesëmarrës aktiv ishin edhe nxënësit e vitit të katërt të shkollës sonë.