Select your language

 

IMG 26c1d2d663b468befbc1b5a50c0b0c68 V

IMG efff66deba5f9a458090647f799d0b51 V

IMG b6dd336ba133a33ab2b4bae4b6ab26a7 V

Mirënjohje pafund për pishtarët e dijes!

Mësimdhënia është ai profesion që krijon të gjitha profesionet, ndaj sot në Gjimnazin "Dr Ibrahim Temo" Strugë, profesorëve të cilët kaluan në pension duke kryer misionin e tyre fisnik: iu ndan mirënjohje nga Drejtoresha e shkollës Znj. Besime Jonuzi për veprimtarinë shumëvjeçare në fushën e arsimit bashkë me një dhuratë simbolike. Profesorit të lëndës së Historisë Z. Medi Bekteshi, Profesorit të Gjuhës Frënge Z. Nijaz Lumani dhe Profesorit të Fizikës Ymyt Zendeli bashkë me Profesoreshën e Edukimit fizik (Sport dhe aktivitetit sportiv) Znj. Jugosllava Velianoska nga kolektivi ju uruam jetë të gjatë dhe pensionim të mbarë.

Fjalët e tyre ishin frymëzuese. Ata u shprehen se : -“Një libër, një laps, një fëmijë dhe një mësues mund të ndryshojnë botën”,- thënë nga Malala Yousafzai pra ju do të ndikoni gjithmonë në jetën e dikujt duke bërë atë që bëni të dhënit mësim dhe kjo është ajo që e bën që t’ia vlejë gjithë puna që bëni dhe që kemi bërë ne për katër dekada: u shprehën kolegët tashmë në pension. Arsimi është një themel për një të ardhme më të mirë ndaj ju urojmë edhe ju kolegëve të tjerë jetë të gjatë deri në pensionimin tuaj. Për nder të profesorëve në fjalë u shtrua edhe një pritje në sallën e arsimtarëve. Përveç mirënjohjeve arsimtarët pranuan nga drejtoresha dhe nga të gjithë kolegët urimet për pensionin kurse ata vete na deshiruan ne kolegëve më të rinj që të kemi fatin të arrijmë shëndetplotë pensionin.

IMG decb78b9b4eef7af7c769091439a103e VIMG 0080d5115ecf22c3929e2b7063fcbdb5 VIMG 3d4c3f9d003958d549bef09b6a7b06b3 VIMG 4f59ca4b89a44b85fb4c02610af15650 VIMG 0080d5115ecf22c3929e2b7063fcbdb5 VIMG 84c77fa8754b35cbd2b7fb4f6af25a42 VIMG 3d4c3f9d003958d549bef09b6a7b06b3 VIMG 26c1d2d663b468befbc1b5a50c0b0c68 VIMG 7a026c23f78003bd4698851de1f4c7c4 VIMG 474ca3202d9440fc6448d84f10b50ba4 VIMG a2f18da8e3e6481e1ac8d61a15486140 VIMG efff66deba5f9a458090647f799d0b51 VIMG 6b0dba61a142c592cf09572901faf804 VIMG 0080d5115ecf22c3929e2b7063fcbdb5 VIMG 43fd1ef8c6681f4a7a9a5c2d0741d187 VIMG aa6a29f743619306d2508314d3700ef3 V