
Në periudhën 29.04-02.05.2019 nxënës dhe arsimtar nga shkolla jonë së bashku me drejtoreshën Besime Jonuzi ishin për vizitë edukative-rekreative në Izmir, Republika e Turqisë. Vizita kishte për qëllim njohjen reciproke të trashëgimisë kulturore mes dy shteteve, bashkëpunimin dhe shkëmbimin e përvojave mes arsimtarëve në aspektin edukativo-arsimor si dhe bashkëpunimin mes nxënësve gjatë vizitave në orët e mësimit dhe shoqërim të përbashkët.

.jpg)
Gjimnazi “Dr Ibrahim Temo” shënoi Ditën e shkollës Gjimnazi “Dr Ibrahim Temo” në Strugë sot me një sërë aktivitetesh ka shënuar patronatit, që lidhet me ditën e lindjes së rilindësit shqiptar, emrin e të cilit mban me krenari kjo shkollë.
Nxënësit dhe mësimdhënësit e gjimnazit, me këtë rast, kanë organizuar aktivitete të shumta, duke i bërë ato pjesë të një solemniteti mjaft dinjitoz, në formën e “Ditës së Hapur”.

Dita e verës SHMK Gjimnazin "Dr.Ibrahim Temo" e gjeti me nje donacion përmbajtësor nga mërgimtarët struganë të Zvicrës.

Në këtë manifestim si asnjherë tjetër kishte prezent dhe kryetarët e këshillave të prindërve dhe të ftuar të tjerë, veteranë të arsimit.Shkolla e mesme komunale “Dr Ibrahim Temo” sot organizoi manifestimin për nder të 28 Nëntorit ku morën pjesë mesimdhënësit e shkollës, nxënësit dhe të ftuarit e nderit si Kryetari i Komunës së Strugës Z. Ramiz Merko, Kryetari i Keshillit Komunal Z Resul Kaba, Kryetari i Kabinetit të Komunës dhe gjithashtu Përgjegjësi për arsimin Z. Dashmir Nasufi si dhe të ftuar të tjerë si Z. Jeton Shaqiri dhe ish profesorë të kësaj shkolle tashmë në pension.



