NJOFTIME

Drejtuar nxenesve të cilët do të vazhdojnë arsimimin e tyre në arsimin e shkollës së mesme GJIMNAZI "Dr. IBRAHIM TEMO"- Struge në vitin akademik 2020/2021

Të dashur Nxenes!

Ju lajmerojme që aplikimi i parë dhe afati i regjistrimit të qershorit për regjistrimin e nxenesve në vitin e parë të vitit shkollor 2020/2021 është në ditët 16 dhe 17.06.2020 (e martë dhe e mërkurë) nga ora 7:00 - 19:00.

Nxenesit te cilet do regjistrohen sipas protokollit për regjistrim në shkollat ​​e mesme, gjatë regjistrimit të nxenesve të vitit të parë në vitin akademik 2020/2021 duhet të paraqesin DOKUMENTET E PLOTA Origjinale sipas kushteve të konkursit (Deftesat origjinale nga  klasa VI-IX (Diploma nëse kanë fituar vendin I.II. III në garat ndërkombëtare dhe shtetërore në gjuhën amtare, gjuhë të huaj, shkencat natyrore, matematikë, kimi, fizikë, biologji dhe gjeografi) të shoqëruara nga FLETEPARAQITJA E PLOTESUAR për regjistrim e cila duhet te merret nga faqja e internetit e Ministrisë së Arsimit dhe Shkences

http://mon.gov.mk/index.php/2014-07-23-14-03-24/vesti-i-nastani/3267-2020-2045

Ju lutemi vini re se ne shkolle nuk lejohet të plotësohen dokumentet dhe aplikimet për regjistrim keshtu qe ju takon ju ti plotesoni paraprakisht ato.

Duhet patjeter që nxenesit të respektojnë orarin e dorezimit të dokumenteve (sipas orarit dhe sipas rEnditjes alfabetike te mbiemrit te nxenesit) kur aplikojnë.

Ne ju mirepresim! Miresevini Gjimnaziste!

Orari

 

Per pranimin e dokumenteve per regjistrim te nxenesve ne vit te pare

NE SHMK Gjimnazin Dr.Ibrahim Temo-Strug ne data 16 dhe 17 qershor 2020 ne periudhen kohore nga ora 7:00 deri 19:00 sipas renditjes alfabetike te mbiemrit te nxenesit

Nga 7:00 deri ne 11:00 

Duke filluar nga shkronja A deri te shkronja H

Nga ora 11:00 deri ne ora 15:00

Duke filluar nga shkronja I deri te shkronja R

Nga ora 15:00 deri ne ora 19:00

Duke filluar nga shkronja Rr deri te shkronja Zh

Ju lutemi gjate dorezimit te dokumenteve te respektohet orari dhe masat e parapara per mbrojtje nga Virusi Covid 19

SHMK Gjimnazi Dr.Ibrahim Temo-Struge

                                                                                                                        Drejtor

                                                                                                                 Besime Jonuzi

 Screenshot 20200329 090726 Chrome
 
 
Sot në Gjimnazi "Dr Ibrahim Temo" bëhet dezinfektimi!
Pas pastrimit të detajuar të çdo pjese të hapësirave të brendëshme të shkollës sot po bëhet edhe dezifektimi me dezinfektues te dhuruar nga ana e komunes se Strugës.
Shpresoj se kjo situatë do kaloj për një kohë sa me të shkurtër dhe nxenesit do u rikthehen bankave shkollore.
Deri ne kthimin tuaj nxënes qëndroni në shtëpi, ndiqni rekomandimet e Ministries se Shendetesise dhe gjithashtu ndiqni oret online me mesimdhenesit tuaj. 
Gjithë të mirat!