
Dita e verës SHMK Gjimnazin "Dr.Ibrahim Temo" e gjeti me nje donacion përmbajtësor nga mërgimtarët struganë të Zvicrës.
Pas një kërkese nga udhëheqësia e shkollës për mjete higjienike (karroca higjienike), ashtu si gjithmonë me gatishmërinë maksimale mërgimtarët iu përgjigjën kësaj kërkese dhe e realizuan atë.
Dikujt ky do ti dukej një donacion shumë i vogël por për shkollën tonë kjo ka një rëndësi të veçantë për arsye se nëpërmjet këtyre karrocave do të ngrihet niveli i higjienës në shkollë, do të ruhet shëndeti i nxënësve dhe mësimdhënësve, do të rritet efikasiteti në punë dhe do të përmirësohen kushtet e punës.
Njëherit duhet ta falenderojmë edhe transportuesin Albert Kadriu i cili transportin e bëri falas.