Karvani i Europës në Gjimnazin" Dr Ibrahim Temo" -Strugë

Sot më 27.05.2019 Gjimnazi "Dr Ibrahim Temo" – Strugë përfaqësuar nga Drejtoresha e shkollës Znj. Besime Jonuzi bashkë me stafin e saj udhëheqës të shkollës pritën Delegacionin e Bashkimit Evropian, të udhëhequr nga vetë Ambasadori Zotëria e tij Samuel Žbogar. NJë takim në kuadër të fushatës mbi muajin e Europës meqë 9 Maji është Dita e Europës.
Binjakezim me Yildiz Tinas Izmiroglu Anadolu Lisesi Mudurlugu në Izmir të Turqisë

Në periudhën 29.04-02.05.2019 nxënës dhe arsimtar nga shkolla jonë së bashku me drejtoreshën Besime Jonuzi ishin për vizitë edukative-rekreative në Izmir, Republika e Turqisë. Vizita kishte për qëllim njohjen reciproke të trashëgimisë kulturore mes dy shteteve, bashkëpunimin dhe shkëmbimin e përvojave mes arsimtarëve në aspektin edukativo-arsimor si dhe bashkëpunimin mes nxënësve gjatë vizitave në orët e mësimit dhe shoqërim të përbashkët.

Gjimnazi "Dr. Ibrahim Temo" shënoi patronatin
.jpg)
Gjimnazi “Dr Ibrahim Temo” shënoi Ditën e shkollës Gjimnazi “Dr Ibrahim Temo” në Strugë sot me një sërë aktivitetesh ka shënuar patronatit, që lidhet me ditën e lindjes së rilindësit shqiptar, emrin e të cilit mban me krenari kjo shkollë.
Nxënësit dhe mësimdhënësit e gjimnazit, me këtë rast, kanë organizuar aktivitete të shumta, duke i bërë ato pjesë të një solemniteti mjaft dinjitoz, në formën e “Ditës së Hapur”.
Mergimtarët struganë nuk e harrojnë Strugën

Dita e verës SHMK Gjimnazin "Dr.Ibrahim Temo" e gjeti me nje donacion përmbajtësor nga mërgimtarët struganë të Zvicrës.
Gjilani në festë, si asnjëherë mblodhi në sofrën e vet Strugën dhe Lezhën
Jo vetëm Festë në “Ibrahim Temo” për “Ditën e Flamurit”

Në këtë manifestim si asnjherë tjetër kishte prezent dhe kryetarët e këshillave të prindërve dhe të ftuar të tjerë, veteranë të arsimit.Shkolla e mesme komunale “Dr Ibrahim Temo” sot organizoi manifestimin për nder të 28 Nëntorit ku morën pjesë mesimdhënësit e shkollës, nxënësit dhe të ftuarit e nderit si Kryetari i Komunës së Strugës Z. Ramiz Merko, Kryetari i Keshillit Komunal Z Resul Kaba, Kryetari i Kabinetit të Komunës dhe gjithashtu Përgjegjësi për arsimin Z. Dashmir Nasufi si dhe të ftuar të tjerë si Z. Jeton Shaqiri dhe ish profesorë të kësaj shkolle tashmë në pension.
Page 4 of 4



