Garat në Global Game Jam
Në datën 02.02.2020 nxënësit e shkollës sonë SHMK gjimnazi "Dr.Ibrahim Temo" : Xhevit Tairi (viti i III), Dorant Tateshi (viti i III), Seat Murtish (viti i II), Dea Dauti (viti i III) dhe Fiona Jusufi (viti i III), arritën të marrin vendin e dytë në garat Global Game Jam Ohrid 2020.
Një falenderim në fund të 2019-tës
Një falenderim në fund të 2019-tës
Kolektivi i Shkollës së mesme komunale “Dr. Ibrahim Temo” Strugë bashkë me stafin teknik që merret me mirëmbajtjen e ambjenteve të shkollës këtë vit të vjetër e përcolli me një darkë sa solemne aq edhe miqësore. Solemne e bëri fakti që stafi drejtues I shkollës nën drejtimin e Drejtoreshes së shkollës Znj. Besime Jonuzi vlerësuan dhe përshendeten punën e kolegëve të shkollës dhe në veçanti të atyre kolegëve që kishin vitin jubilar të punës në këtë shkollë për të nxitur vlerësimin. Kjo ishte një ide për ta bërë si traditë edhe për vitet e adhshme ku të vlerësohet kontributi në arsim I heronjve të heshtur. Në atmosferën e festës u shpërndanë mirënjohje për profesorët në vitin e tyre jubile duke ju uruar atyre dhe të gjithë stafit të shkollës shendet, fat dhe suksese të mëtejshme në punën e tyre fisnike.
Binjakëzimi me shkollën e Izmirit një miqësi më me vlerë për nxënësit.
Në 17.11.2019 në Shkollën tonë të Mesme Gjimnazin “Dr. Ibrahim Temo” Strugë pritëm Shkollën nga Izmiri Republika e Turqisë "Yıldız Tınas” Izmir Turqi me të cilën bëmë një binjakëzim Majin e kaluar.
Ne organizuam një program më 18.11.2019 në Shtëpinë e Kulturës në Strugë. Me rastin e vizitave në Shkollën e Mesme dhe sipas programit për miqtë nga Izmiri, programi ishte në tre gjuhë dhe me pjesmarrjen edhe të shkollës së Izmirit. Ne dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë për të gjithë mësuesit dhe studentët tanë, të cilët mbështetën shkollën tonë për t'u bërë një mikpritje sa më të mirë mysafirëve tanë. Një falenderim i veçantë edhe për familjet që pritën nxënësit e shkollës sonë motra nga Izmiri "Yıldız Tınas” gjithashtu falenderim të veçantë edhe për Kryetarin e Komunës së Strugës, Z.Ramiz Merko që na dha mbështetjen më të madhe.
Mirënjohje pafund për pishtarët e dijes!
Mirënjohje pafund për pishtarët e dijes!
Mësimdhënia është ai profesion që krijon të gjitha profesionet, ndaj sot në Gjimnazin "Dr Ibrahim Temo" Strugë, profesorëve të cilët kaluan në pension duke kryer misionin e tyre fisnik: iu ndan mirënjohje nga Drejtoresha e shkollës Znj. Besime Jonuzi për veprimtarinë shumëvjeçare në fushën e arsimit bashkë me një dhuratë simbolike. Profesorit të lëndës së Historisë Z. Medi Bekteshi, Profesorit të Gjuhës Frënge Z. Nijaz Lumani dhe Profesorit të Fizikës Ymyt Zendeli bashkë me Profesoreshën e Edukimit fizik (Sport dhe aktivitetit sportiv) Znj. Jugosllava Velianoska nga kolektivi ju uruam jetë të gjatë dhe pensionim të mbarë.
Gjimnazi “Dr Ibrahim Temo” me një pamje të re këtë vit shkollor 2019- 2020.
Gjimnazi "Dr Ibrahim Temo" mirëpret nxënësit për vitin e ri shkollor me një pamje të re dhe kushte të shkëlqyera për procesin mësimor.
Rezultatet e regjistrimeve afati i Qershorit paraqitja e parë 17-18.06.2019
Të pranuar janë deri në numrin rendor 47
Nxënësit e shkollës së mesme "Dr Ibrahim Temo" - Strugë, në këmbimin ndërkulturor në Zvicër
Nxënësit e shkollës së mesme "Dr Ibrahim Temo" - Strugë, në këmbimin ndërkulturor në Zvicër Fshati i fëmijëve Pestalozzi në Trogen është një vend ku takohen kultura të ndryshme. Qëllimi kryesor është bashkëjetesa paqësore midis të gjithë njerëzve në Fshatin e Fëmijëve.
Karvani i Europës në Gjimnazin" Dr Ibrahim Temo" -Strugë
Sot më 27.05.2019 Gjimnazi "Dr Ibrahim Temo" – Strugë përfaqësuar nga Drejtoresha e shkollës Znj. Besime Jonuzi bashkë me stafin e saj udhëheqës të shkollës pritën Delegacionin e Bashkimit Evropian, të udhëhequr nga vetë Ambasadori Zotëria e tij Samuel Žbogar. NJë takim në kuadër të fushatës mbi muajin e Europës meqë 9 Maji është Dita e Europës.
Page 2 of 3