S H P A L L J E
Për rregjistrimin e nxënësve në vitin e parë në SHMK Gjimnazin Dr.Ibrahim Temo-Strugë për vitin shkollor 2024/2025
Paraqitja dhe regjistrimi i nxënësve do të bëhet në një afat regjistrimi me dy paraqitje në muajin qershor. Paraqitja e nxënësve do të kryhet në formë elektronike në linkun e lëshuar nga portali për shërbime elektronike të Ministrisë për arsim dhe shkencë http://e-uslugi.mon.gov.mk me paraqitje speciale për shkollat e mesme me adresat personale te nxënësve në schools.mk
Paraqitja e parë elektronike e nxënësve në afatin e qershorit do bëhet në datat:
prej 20-25 qershor të vitit 2024 deri në ora 15:00
Dorëzimi i dokumentacionit të nevojshëm në shkolla bëhet më 20,21,24 qershor nga ora 07:00
deri në orën 17:00 dhe më 25 qershor të vitit 2024 nga ora 07:00 deri në orën 15:00. Renditja përfundimtare me rezultatet nga regjistrimi dhe vendet e lira çdo shkollë e publikon më 26 qershor të vitit 2024, më së voni deri në ora 09:00 në vend publik në shkollë dhe/ose në faqen zyrtare të shkollës.
Paraqitja e dytë elektronike e nxënësve do të bëhet prej më
1 korrik – 2 korrik të vitit 2024 deri në orën 15:00.
Dorëzimi i dokumentacionit të nevojshëm në shkolla bëhet më datë 1 korrik nga ora 07:00- 17:00 dhe më 2 korrik nga ora 07:00-15:00.
Renditja e listës përfundimtare me rezultatet e regjistrimit dhe vendet e lira secila shkolla do ta publikojë më 3 korrik të vitit 2024, më së voni deri në ora 09:00 në vend publik në shkollë dhe/ ose në faqen zyrtare të shkollës.
Nxënësit të cilët dërgohen në riprovim korrigjues , provim vjetor, provime për përparim më të shpejtë, mund të regjistrohen në shkollat ku ka vende të lira pas afatit të regjistirmit me dy aplikime.
Regjistrimi i nxënësve do të bëhet më datë 21 gusht të vitit 2024 nga ora 00:00 deri në orën 15:00.
- Dorëzimi i dokumentacionit të nevojshëm në shkolla bëhet me datë 21 gusht të vitit 2024 nga ora 07:00
deri në orën 17:00.
- Listën përfundimtare ranguese me rezultatet e regjistrimit, secila shkollë do ta publikojë më 22 gusht
të vitit 2024, më së voni deri ora 12:00.
Pas publikimit të listës ranguese përfundimtare me rezultatet e regjistrimit, nxënësit që nuk janë regjistruar në shkollë, janë të obliguar të tërheqin të gjithë dokumentacionin e dorëzuar në shkollë brenda 24 orëve, dhe shkollat kanë detyrimin t'ua kthejnë dokumentacionin e plotë nxënësve brenda 24 orëve.
KRITERIUMET PËR ZGJEDHJEN E NXËNËSVE
Kriteriumet për zgjedhjen e nxënësve janë:
- suksesi mesatar i nxënësit prej klasës VI deri në klasën IX;
- suksesi mesatar i nxënësit i arritur në katër lëndët mësimore (gjuhë amtare, gjuhë e huaj dhe dy lëndë mësimore që janë të rëndësishme për drejtimin arsimor).
-diplomë për marrjen e vendit të I, II dhe III në gara ndërkombëtare (gjuhë amtare, gjuhë të huaj, si dhe lëndë të cilat janë të rëndësishme për drejtimin-lëminë e zgjedhur).
-vlera mesatare e pikëve të fituara nga sjellja.
Nëse në shkollë paraqitet numër më i madh i nxënësve nga numri i planifikuar me numër të njëjtë të pikëve, në shkollë do të organizohet testim kualifikues nga lëndët mësimore të rëndësishme për drejtimin arsimor.
Për suksesin mesatar prej klasës VI deri në klasën IX, nxënësi mund të marrë më së shumti 50 pikë (suksesi mesatar nga klasa e gjashtë, e shtatë,e tetë dhe e nëntë mblidhet, ndahet në katër dhe i njëjti numër shumëzohet me koeficientin 10).
Për suksesin mesatar të arritur në katër lëndët e propozuara mësimore ( gjuhë amtare, gjuhë të huaj, dhe dy lëndë të rëndëmishme për drejtimin), nxënësi mund të marrë më së shumti 20 pikë (5 pikë për secilën lëndë mësimore).
Për fitimin e garave në nivel ndërkombëtar dhe gara republikane nxënësi mund të marrë më së shumti 5 pikë. (për vend të I në gara ndërkombëtare 5 pikë, për vend të parë në gara republikane 3 pikë, për vend të dytë 2 pikë, për vend të tretë 1 pikë). Nxënësit i vlerësohet vetëm njëra diplomë që ka më shumë pikë.
Për vlerën mesatare për sjelljen nga klasa e VI deri në klasën e IX nxënësi mund të marrë më së shumri 5 pikë. (sjellja shembullore vlerësohet me 5 pikë, sjellja mirë vlerësohet me 3 pikë dhe sjellja e pakënaqshme me 0 pikë. Mesatarja e sjelljes nga klasa e gjashtë, shtatë, tetë dhe e nëntë ndahet me 4).
Nxënësi sipas të gjitha kriteriumeve të përcaktuara me këtë Shpallje mund të marrë më së shumti 80 pikë.
Numri minimal i pikëve i përcaktuar për planin dhe programin e caktuar për afatin e parë të regjistrimit, paraqitja e parë, janë pjesë përbërëse e kësaj Shpallje.
Për nxënësit të cilët klasën e nëntë e kanë kryer në Maqedoni, ndërsa një, dy ose tri klasë (VI,VII dhe VIII) i kanë kryer në botën e jashtme, për ata vite merret suksesi mesatar nga klasa e nëntë dhe të njëjtat kriteriume aplikohen me rastin e përcaktimit të pikëve nga katër lëndët mësimore.
KUSHTET PËR RREGJISTRIMIN E NXËNËSVE
Rregjistrimi i nxënësve në Shkollë në vitin shkollor 2024/2025 do bëhet me kushtet dhe mënyrën e paraparë me Ligjin mbi arsimin e mesëm dhe me këtë Konkurs-shpallje.
Vendosja dhe udhëtimi pa pagesë nuk do jetë i siguruar për nxënësit të cilët kanë zgjedhur atë lloj arsimimi të gjimnazit që ve]se ekziston në komunën ose regjionin e tyre.
Mësimi ndiqet në gjuhën maqedonase dhe shkrimin kirilik, gjuhën shqipe, gjuhën turke.
Kushtet për rregjistrimin e nxënësve janë:
- ta kenë kryer shkollën fillore;
- të mos jenë më të vjetër se 17 vjet;
- të jenë të përcaktuar për planin dhe programin për arsimin e gjimnazit;
- t’i plotësojnë kriteriumet e përcaktuara me këtë Shpallje.
Nxënësit me përkatësi rome mund të rregjistrohen edhe nëse kanë 10 % më pak pikë se sa ato të parapara me këtë shpallje.
DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR RREGJISTRIM
Pas shpalljes së rang litsës, nxënësit të cilët janë në listë dorëzojnë dokumentet në vazhdim:
- fletëparaqitjenpër regjistrim(fleteparaqitja është e përgatitur nga Ministria për arsim dhe shkencë dhe publikohet në web faqen zyrtare te ministrisë)
- dëftesat origjinale prej klasës VI deri në klasën e IX;
- diploma (në rast se ka)nga gara të fituar (vendi I, II dhe III) nga gara ndërkombëtare, shteterore dhe regjionale (gjuhe amtare, gjuhe te huaj, shkenca natyrore-matematikë, kimi, fizikë,
- Sertifikatë nga libri amë i të lindurve (pa marrë parasysh datën kur është lëshuar).
SHMK Gjimnazi Dr.Ibrahim Temo-Strugë
Drejtor
Besime Jonuzi