Select your language

Nxënësit tanë Esma Laçka, Vegim Alimi, Melisa Ameti, Altina Labenişti, Elsa Amzai dhe Kadir Osmanoski treguan sukses të jashtëzakonshëm në Garën Rajonale të Olimpiadës së Ekonomisë, duke arritur një rezultat të rëndësishëm.

Falë përkushtimit, disiplinës dhe aftësive të tyre akademike, nxënësit tanë kualifikuan për të marrë pjesë në Garën Shtetërore (nacionale).

Gjithashtu, nxënësja jonë Esma Laçka fitoi vendin e dytë në garë dhe u shpërblye me një tablet.

Ne i përgëzojmë sinqerisht mësuesen dhe koordinatoren e garës Alije Rifat-Hajdar dhe të gjithë nxënësit, dhe u urojmë shumë sukses në Garën Shtetërore.

Jemi krenarë për arritjet tuaja!

GARA