Select your language

Më 21. 12. 2022, në kuadër të aktiviteteve jashtëshkollore nga lënda e Fizikës, realizuam një vizitë studimore në institutin Nefrologjik në qytetin e Strugës.

Vizitën e filluam në repartin e radiologjisë, ku nxënësit u njuftuan, nga ana e teknikës së  radiologjisë Nexhibie Ziba, me mënyrën e realizimit të fotografive përmes rrezatimit Rentgen, si dhe me aparaturat që përdoren në atë repart dhe masat mbrojtëse nga rrezatimi Rentgen.

IMG 67f720dfeb3b9b200b8f70043673cc87 V

        IMG d18a5b5b0a9dfcaf4cbfac08ee3cd682 V   

          Pastaj vizituam repartin e Fizioterapisë ku në mënyrë praktike, nga ana e specialistëve të rehabilitimit Z. Berat Sela dhe Z. Blini Domazeti, u demonstuan disa lloje të terapive fizikale, përmes elektrodave të ndryshme, fushave magnetike dhe përmes kineziterapisë.

IMG a99589bd69a8db89460e817c9d3dbecc V

              Së fundmi vizituam edhe repartin e dijalizë ku nxënësit patën mundësinë që të shohin në praktikë dhe të përcjellin skjarimet e mjekut Drilon Lloga për procesin e pastrimit të gjakut përmes hemodializatorit.