Në 17.11.2019 në Shkollën tonë të Mesme Gjimnazin “Dr. Ibrahim Temo” Strugë pritëm Shkollën nga Izmiri Republika e Turqisë "Yıldız Tınas” Izmir Turqi me të cilën bëmë një binjakëzim Majin e kaluar.
Ne organizuam një program më 18.11.2019 në Shtëpinë e Kulturës në Strugë. Me rastin e vizitave në Shkollën e Mesme dhe sipas programit për miqtë nga Izmiri, programi ishte në tre gjuhë dhe me pjesmarrjen edhe të shkollës së Izmirit. Ne dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë për të gjithë mësuesit dhe studentët tanë, të cilët mbështetën shkollën tonë për t'u bërë një mikpritje sa më të mirë mysafirëve tanë. Një falenderim i veçantë edhe për familjet që pritën nxënësit e shkollës sonë motra nga Izmiri "Yıldız Tınas” gjithashtu falenderim të veçantë edhe për Kryetarin e Komunës së Strugës, Z.Ramiz Merko që na dha mbështetjen më të madhe.